Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Vlorë, humb jetën në plazh 72-vjeçari

Vlorë, humb jetën në plazh 72-vjeçari

10:22, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë gjatë ditës së sotme.

Një person ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi është ndjerë keq në kohën që ka qenë në plazh.

Dyshohet për arrest kardiak ose të jetë mbytur në ujë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco