VIDEO/ Pamjet spektakolare, sekuestrohen 3,5 tonë drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

VIDEO/ Pamjet spektakolare, sekuestrohen 3,5 tonë drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

08:45, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një loinjë e trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur dhe janë sekuestruar sasi droge me vlerë 40 milionë euro. Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco