Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VIDEO/ Atentati në Shkodër, del emri i personit ndaj të cilit u qëllua

VIDEO/ Atentati në Shkodër, del emri i personit ndaj të cilit u qëllua

13:18, 29/06/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy persona, një vajzë dhe një djalë kanë qëlluar me armë ndaj Fatjon Harushës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar edhe për faktin se Harusha ka qenë duke udhëtuar vetëm në makinë.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ‘Hyundai’, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco