DETAJE/ Kush i goditi policët në Elbasan, sherri për lokalet e natës, arrestohen dy të rinj….

DETAJE/ Kush i goditi policët në Elbasan, sherri për lokalet e natës, arrestohen dy të rinj….

12:11, 29/06/2020
A+ Aa A-

Baret në Elbasan kundër të gjithë rregullave vijojnë të qëndrojnë të hapura përtej orës 23:00 gjatë javës dhe 24:00 në fundjavë.

Bizneset të cilët menaxhohen dhe drejtohen nga “të fortët” refuzojnë të mbyllen, duke vijuar të qëndrojnë hapur duke përcjellë muzike live me të ftuar të njohur nga fusha e muzikës, duke shpërfillur hapur policinë.

Kjo e fundit këtë fundjavë zbriti në terren. Teksa ka kërkuar mbylljen e aktivitetit është përplasur me pronarët e një bari në bulevardin kryesor të qytetit, i cili ka refuzuar të mbyllet ndonëse kishte kaluar mesnata.

Përkrah pronarëve janë pozicionuar edhe klientë besnikë të cilët kanë nisur të ofendojnë policinë, ku kjo e fundit në vend që të ndërhyjë eshtë sprapsur, duke u rikthyer pak minuta më pas e shoqëruar nga Shqiponjat. Por tashmë lokali ishte mbyllur, ndërsa konflikti është spostuar në rrugë.

2 të rinjtë të cilët u pozicionuan përkrah pronarëve në lokal të cilët dyshohet se kanë qënë nën efektin e alkoolit kanë nisur të ngrënë zërin në rrugë, dhe pasi janë përballur me forcat e posacme “Shqiponjat” janë konfliktuar edhe me këtë të fundit.

Në deklaratën e sotme për median , policia konfirmon arrestimin e dy të rinjve E. Sh 33 vjec dhe I.S 29 vjec , pasi në gjendje të dehur kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posacme “Shqiponja” , por jo sesi nisi konflikti.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambjentet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco