Dajak gjyshes dhe vëllait për pronën, arrestohen 3 vëllezër në Mat

Dajak gjyshes dhe vëllait për pronën, arrestohen 3 vëllezër në Mat

11:56, 29/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia ditën e sotme në Fshatin Midhë të Matit, ku përshkallëzimi i konfliktit mes 3 vëllezërve për pronën mund të kishte qenë fatal. Vëllezërit janë arrestuar në flagrancë nën akuzën për dhunë në familje.

Një prej vëllezërve të arrestuar ka rrahur me sende të forta gjyshen 80-vjeçare, ndërsa dy të tjerët akuzohen se kanë rrahur keq vëllanë e tyre të katërt.

Postimi i plotë i policisë: Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes tre vëllezërve, për motive pronësie.

Arrestohen nga Policia 3 vëllezërit, për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Midhë, Njësia Administrative Komsi, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

I.S., 45 vjeç dhe F.S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco