Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Adiola: Hekurani më pëlqente, kur shkova në shtëpi fillova të qaja...

Adiola: Hekurani më pëlqente, kur shkova në shtëpi fillova të qaja...

11:20, 29/06/2020
A+ Aa A-

Adiola Lakra, vajza e arrestuar lidhur me ekzekutimin e Hekuran Billës në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë është shprehur me lirshmëri në gjyq sot për marrëdhënien që ka pasur me viktimën dhe të akuzuarin për vrasjen.

Adiola Lakra tregoi orët e fundit të komunikimit me Billën, çastin kur mori vesh se e kishin vrarë dhe ndërsa më herët rrëfeu se “filloi të më pëlqente ai”, përfundoi me fjalët se kur mori vesh se e kishin vrarë “shkova nëbanesë dhe fillova të qaj”.

“Jam njohur me Sebastian Malin para dy vitesh pasi jetoj në pallatin e tij, - tha e arrestuara. - Jemi njohur familjarisht dhe për shumë kohë jemi frekuentuar shumë.

Një ditë teksa kemi qenë duke lëvizur me makinë, Sebastiani mori telefonin tim dhe ne instagram ka kontrolluar profilin "Lani Billa". I ka bërë "follow request".

Aty e kam pyetur pse e kontrollon dhe ma thotë vetëm që ai ishte hasmi, por që nuk do të më ngatërronte mua. Pasi kaloi ca kohë, ky profil më pranoi kërkesën dhe kam filluar të flas me personin që kishte profilin “Lani Billa”.

Ne kemi folur shpesh dhe aty mësova që ai jetonte jashtë. Kur është kthyer, jemi takuar dhe unë fillova të më pëlqente ai.

Ditën e ngjarjes e kishim lënë të takoheshim te Kristal, pasi aty takoheshim gjithmonë.

Në orën 19 më ka marr në celular, në “whatsaap” dhe më tha që ishte në Durrës dhe do të vonohej pak.

Në orën 21 më merr në celular e më tha që për 1 orë do të ishte aty.

Edhe unë u nisa avash-avash dhe kur po shkoja drejt qendrës tregtare, pashë që kishte shumë trafik.

Pastaj mora vesh që e kishin vrarë dhe ika nga aty. Shkova në banesë dhe fillova të qaja.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco