Dy burra në Lushnjë përfundojnë në allçi prej motoçikletave

Dy burra në Lushnjë përfundojnë në allçi prej motoçikletave

10:05, 29/06/2020
A+ Aa A-

Dy burra në Lushnjë kanë përfunduar në allçi kokë e këmbë të aksidentuar prej motoçikletave në dy fshatra larg njeri tjetrit.

Njeri prej tyre, C.P 66 vjeç, nga fshati Bubullimë, e pësoi nga një mik i ardhur nga Këlcyra, L.B 35 vjeç, që nuk dinte ta ngiste motoçikletën.  L.B  bënte prova me mjetin me dy rrota në fshatin Eskaj të Lushnjës, një “Kinron”, timoni i së cilës i ka shpëtuar nga duart dhe e ka hedhur sipër një banori të zonës. 66-vjeçari u godit fort dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kurse motoçiklisti pa patentë ardhur nga Këlcyra, u arrestua.

Viktima e dytë e një aksidenti po me motoçikletë është S.D, 38 vjeç, banor i Lushnjës. Ai po ngiste motoçikletën në fshatin Krutje e Poshtme, kur e ka gjetur veten të përplasur në tokë nga një makinë Volkswagen që e drejtonte një shofer i dehur, B. M., 27 vjeç, nga Karbunara. Shoferi i pirë u arrestua, kurse motoçiklisti u dërgua në spital për t’u fashuar edhe ai./ar.sh

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco