Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Gjykata kishte vendosur që ti qëndronte larg të atit, arrestohet 51-vjeçari beratas

Gjykata kishte vendosur që ti qëndronte larg të atit, arrestohet 51-vjeçari beratas

09:32, 29/06/2020
A+ Aa A-

Një 51 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Berat, për shkak se ka shkelur urdhërin e mbrojtjes për të qendruar larg babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin: E. K., 51 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, shtetasit N. K., 76 vjeç, banues në Kuçovë.

Shtetasi N. K. që prej gushtit të vitit 2019 ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi djali i tij, shtetasi E. K. ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës””, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco