U aksidentua teksa po kthehej nga puna, ndërron jetë 64-vjeçari

U aksidentua teksa po kthehej nga puna, ndërron jetë 64-vjeçari

21:26, 28/06/2020
A+ Aa A-

Gjergj Smaçi, i cili u plagos pasditen e djeshme, pasi u aksidentua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.

64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.

Sipas "Panorama”, në momentin e aksidentit viktima ishte duke u kthyer nga puna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco