Ktheheshin nga pushimet, çifti nga Tirana aksidentohet në hyrje të Elbasanit

Ktheheshin nga pushimet, çifti nga Tirana aksidentohet në hyrje të Elbasanit

20:47, 28/06/2020
A+ Aa A-

Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit te Elbasanit pak minuta më parë.

Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur në fshatin Mengël, në aksin  Librazhd-Elbasan.

Automjeti i çiftit nga Tirana që kthehej pas pushimit të fundjavës në Pogradec është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore.

Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco