Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Eduart Lamaj zbriti nga bagazhi i makinës me ‘govatë’ dhe eskortë! U zbulua pasi agjentët ndoqën familjaret...

VIDEO/ Eduart Lamaj zbriti nga bagazhi i makinës me ‘govatë’ dhe eskortë! U zbulua pasi agjentët ndoqën familjaret...

13:56, 28/06/2020
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet e momentit kur Eduart Lamaj dërgohej në spital, i futur brenda një govate. Dy djemtë i ndihmon një infermiere për ta mbajtur.

Ora shënon 18:17 minuta e 23 sekonda, kur kjo kalimtare u detyrua të ndërronte rrugë në sheshparkimin e spitalit AMAVITA. Urdhëri iu dha nga “roja”, i cili po orientonte këtë makinë Range Rover që po shihni në këto pamje, që të afrohej sa më shumë me derën hyrëse të spitalit.

Është ky moment i datës 22 qershor 2020, 3 javë pas atentatit në Laç, kur autori kryesor, që ka pranuar krimin, Eduart Lamaj hyn për t’u kuruar e më pas operuar nga dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku në spitalin privat. Dosja.al ka siguruar pamjet ekskluzive të ngjashme me ato të filmave, ku një i plagosur zbret për tu kuruar në një mënyrë të paparë… Eduart Lamaj nxirret nga bagazhi!

Dy djemë, një shofer dhe pasagjer, të veshur identikë, me mjekër, me shtat të lartë, syze e kapele, dalin nga Range Roveri i zi dhe dalin mbrapa bagazhit. Aty i pret një infermiere me flokë të kuqe, e papërmendur më herët në këtë ngjarje, dhe të dy hapin bagazhin. Një burim i besueshëm, i tha dosja.al se dy personat janë të afërmit e Lamajt, njëri prej tyre, mendohet se është i vëllai, M.L, ndërsa tjetri, një shoku i tij.

Pasi hapin bagazhin, të tri, infermierja dhe dy të afërmit e Lamajt nxjerrin 30-vjeçarin nga bagazhi për ta futur më pas në spital. Por s’është e lehtë… Lamaj është futur në një barrelë të improvizuar me ngjyrë e cila më shumë i ngjan një govatë ose kompesatë, që kur të arrinte tek spitali të dilte më kollaj nga bagazhi ku qëndronte i fshehur. I veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ai transportohet në duar nga “eskorta” e tij. Më pas të tre drejtohen për tek spitali Amavita, ndërsa këto pamje, janë të ditës para se ai të arrestohej. Kjo ishte hera e pestë që Eduart Lamaj merrte kujdes mjekësor në këtë spital. Por si u zbulua killeri i Kurbinit?

Eduart Lamaj kishte harruar një detaj të rëndësishëm… kishte gjetur mjekët, eskortën, makinat, armët, spitalin, por nuk kishte patur parasysh se policia e Lezhës dhe Laçit e kishte nën vëzhgim familjen e tij. Agjentët e krimeve ndoqën këmba këmbës familjarët derisa zbuluan se ai shkonte te AMAVITA për tu kuruar.

Për më shumë ndiqni pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco