Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Ndërtimi i thertores burim infeksioni për shëndetin tone’, banorët e Laknasit në protestë

‘Ndërtimi i thertores burim infeksioni për shëndetin tone’, banorët e Laknasit në protestë

11:51, 28/06/2020
A+ Aa A-

Ndërtimi i një thertorje të re në Laknas ka bërë që banorët të ngrihen në protestë, në mbështetje të tyre janë edhe shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kjo protestë ka disa muaj që vazhdon, pasi çeshtja ka shkuar në gjykatë ndaj subjektit është marrë masa pezullim i lejes së ndërtimit.

Banorët thanë që në Kamëz janë deri tani 10 thertore, ndërtimi i një tjetre këtu sjell shumë probleme për shëndetin tone.

 ‘Ne jemi banorë prej dhjetra vjetësh në këtë zonë, të gjithë banorët kërkojnë që thertorja të mos ndërtohet sepse rrezikon drejtpërdrejtë jetën tonë’.

‘Kërkohet të pritet pylli, era e rëndë të hy në shtëpi, femijët nuk do të kenë më ku të luajnë dhe ekzistojnë 10 thertore ne Kamëz kjo është e pa nevojshme, kjo kthehet në vatër infeksioni, qeveria duhet të shikojë shëndetin e qytetarëve para dhe jo xhepin me para.”- thanë banorët

Avokati që mbron ligjërisht banorët kërkon që projekti të ndalojë se ndaj sajë është marrë  masa pezullim i lejes së ndërtimit, dhe derisa Gjykata e Apelit të shprehet nuk lejohet asnjë veprim tjetër i subjektit.

“ Gjykata Administrative ka marrë një vendim për pezullimin e lejes së ndërtimit, subjekti e ka apeluar në Gjykatën e Apelit.

Deri sa gjykata të shprehet nuk ka asnjë të drejtë subjekti të rifillojë punimet.- u shpreh avokati dhe ndër të tjera tha që ne besojmë që Apeli do të marri një vendim të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco