Kultivonin kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Mallakastër Foto ilustruese

Kultivonin kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Mallakastër

11:09, 28/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë operacionit për parandalimin e kultivimit të kanabis në vend Polica e Mallakastër,evidentoi dy raste kultivimi droge.

Gjatë operacionit janë arrestuar 2 persona të  përfshirë në vepre penale ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Të dy këta persona kishin kultivuar bimë narkotike ne pronat e tyre .

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta".

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco