Edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi/ Shkon në 55 numri

Edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi/ Shkon në 55 numri

11:06, 28/06/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 72 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19. Numri total i viktimave në vend shkon në 55.

"Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar," deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco