VIDEO/ Moment i arrestimit të shumë të kërkuarit Ilir Xhepaj

VIDEO/ Moment i arrestimit të shumë të kërkuarit Ilir Xhepaj

09:21, 28/06/2020
A+ Aa A-

Një megaoperacion policor është zhvilluar në orët e vona në Astirit në kryeqytet, që është konkretizuar me arrestimin e Ilir Xhepajt, alias Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. 

Mësohet se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë.

Ilir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.

Ai u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbën për llogari të Policisë së Laçit.

Xhepaj është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.

Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Janë publikuar gjithashtu edhe pamje të aksionit të forcave operacionele qe bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco