Vajza 13 vjeçare shqiptare mbytet në pishinë

Vajza 13 vjeçare shqiptare mbytet në pishinë

17:52, 27/06/2020
A+ Aa A-

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë.

Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin dhe ka treguar se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht./ GazetaExpress

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco