‘Sebastiani dhe Adiola ishin të frikësuar’/ Dëshmia që ‘fundosi’ 26-vjeçaren që tradhtoi Billën

‘Sebastiani dhe Adiola ishin të frikësuar’/ Dëshmia që ‘fundosi’ 26-vjeçaren që tradhtoi Billën

16:43, 27/06/2020
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Ditën e djeshme u arrestua 26-vjeçarja nga Berati, Adiola Lakra, e cila është e dashura e njërit prej autorëve të dyshuar Sebastian Malit, ndërsa më herët sips hetimeve ajo ka qenë në një lidhje edhe me viktimën.

E reja dyshohet se nxorri në pritë përpara atentatorëve Billën, ndërsa gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se  sipas 26 vjeçares biseda me Hekuran Billën është bërë rreth 40 minuta para se të ndodhte ngjarja.

E reja është shprehur se rreth orës 22:20 ka folur në telefon me Billën, i cili i ka kërkuar takim, për të cilin ajo ka pohuar para hetuesve se e ka njohur në Instagram. 26-vjeçarja është marrë në pyetje me argumentin për tu bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe për të treguar nëse ka pasur dijeni për tentativa të tjera vrasje të Hekuran Billës. Lidhur me këtë vajza ka treguar se ka pasur informacione dhe ka ditur se mes dy palëve ka pasur një konflikt, por jo se ajo do të përdorej për vrasjen.

Sipas vajzës mbrëmjen  e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për ty takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte krimi ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qira makinë në servis në zonën e Laprakës. Mbrëmjen e 11 qershorit kur mali ka shkuar për të lënë me qira dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.

Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali.

Po ashtu 26-vjeçarja ka pohuar se me të dashurin e saj, 22 vjeçarin Mali ishte takuar mesditën e 11 qershori, dhe ishin takuar gjithashtu 3 ditë pas ngjarjes.

Por duke qenë se telefonatat kanë qenë në një tjetër numër të regjistruar me emër të 26 vjeçares dhe kjo ka ngritur dyshimet se kishin të bënim me një vajzë tjetër. Nga hetimet ka rezultuar se vetëm një javë më parë ajo ka ndërruar numrin e celularit me të cilin komunikonte me Sebastian Malin.

Për policinë ajo ka thënë se nuk e mbante mend numrin e mëparshëm që ka pasur. Po ashtu 26-vjeçarja ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Hekuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit në automjetin e tij BMW X6. Për vrasjen e tij janë arrestuar po ashtu dajë e nip Sebastian Mali dhe Viktor Marku. Ky i fundit është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Billa. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco