Shkatërrohet grupi i kokainës, 8 shqiptarë në pranga

Shkatërrohet grupi i kokainës, 8 shqiptarë në pranga

12:48, 27/06/2020
A+ Aa A-

Karabinierët e Perugias kanë arrestuar 13 persona, ndër ta tetë shqiptarë, të gjithë të përfshirë në xhiron e drogës që vinte nga Breshia e Firence. Shtatë nga të arrestuarit janë në burg, ndërsa për të tjerët është vendosur masa e arrestit në shtëpi nga gjykata e Perugias.

Midis shqiptarëve edhe një 24-vjeçar që konsiderohej si kapoja i shitësve, ndërkohë që janë arrestuar edhe dy kubanë e tre italianë.

Hetimet kanë nisur në mars 2019, kur karabinierët zbuluan shitjen e drogës në një sallë lojërash. Klientët e merrnin kokainën duke u dhënë dorën dy shitësve kubanë, vëllezër, 25 e 32 vjeç, banues të zonës, por edhe shqiptarit 24-vjeçar. Për zbardhje e xhiros, karabinierët instaluan telekamera, duke identifikuar edhe shumë klientë, të ndaluar e më pas të shënuar si përdorues.

Sipas autoriteteve, xhiroja e drogës ishte deri në 3 kile kokainë në muaj. Një pjesë e parave përdoreshin për blerjen të sasive të tjera të drogës dhe një pjesë dërgohej në Shqipëri për investime nga 24-vjeçari.

Gjatë periudhës së hetimit, janë sekuestruar edhe 2.3 kile kokainë dhe 75 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco