Kapen natën në Kallm të Fierit, dy burra që nxisnin përdorimin e drogës

Kapen natën në Kallm të Fierit, dy burra që nxisnin përdorimin e drogës

12:36, 27/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Fierit kapi me një operacion të posaçëm të koduar si “Bridge”, dy persona: G.D 49 vjeç nga Roskoveci dhe E.V 45 vjeç nga Kuçova.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, Fier, gjatë kontrollit në një “Ford” që drejtohej nga G. D dhe ndodhej si pasagjer edhe E.V, policia gjeti në bagazh 8 kg kanabis. Policia u vuri prangat të dyve dhe u sekuestroi makinën dhe pesë celularë.

Të dy burrat do të hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për dy vepra penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Nxitje për përdorimin e drogës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco