Detaje të reja nga telefonata e fundit e Billës me Adjola Lakrën

Detaje të reja nga telefonata e fundit e Billës me Adjola Lakrën

12:17, 27/06/2020
A+ Aa A-

Telefonata e fundit e Hekuran Billës ka qenë me 26-vjeçaren, Adjola Lakra, e arrestuar dje nga policia si personi që shërbeu si karrem për lokalizimin e Billës nga autorët e vrasjes.

Lakra ishte prej dy vitesh në një lidhje me 40-vjeçarin.

Mësohet se ajo është shtyrë prej Viktor Markut dhe Sebastian Malit që të krijojë njohje dhe lidhje me viktimën, duke përgatitur kështu një plan perfekt deri në realizimin e tij.

Adjola Lakra njoftonte Sebastian Malin, për lëvizjet e të dashurit të saj.

Pasi la takim me të, 26-vjeçarja ka informuar Malin për vendndodhjen e Hekuran Billës.

Në momentin e vrasjes, ajo ka qenë duke folur në telefon me Billën dhe telefonata ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimit.

E reja kishte lënë takim me Hekuran Billën në vendin ku ai mbeti i vrarë. Ka qenë pikërisht telefonata e fundit e viktimës një nga indiciet e policisë për të vënë në vëzhgim dhe përgjim 26-vjeçaren.

Më pas, nga kamerat e sigurisë shihet se pas ekzekutimit, Lakra shfaqet nën shoqërinë e Sebastjan Malit, teksa dorëzonte makinën tip Nissan Mica, të marrë me qira për të ruajtur lëvizjet e Hekuran Billës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco