Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

‘Tahiri duhej të hetohej dhe akuzohej për kultivim narkotikësh’

‘Tahiri duhej të hetohej dhe akuzohej për kultivim narkotikësh’

14:53, 26/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata Posaçme e Apelit kthen për rigjykim çështjen e Saimir Tahirit. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo di të rigjykohet nga një trupë tjetër.

Një nga këto problematike ishte rikualifikimi i veprës penale. Në nisje të procesit Tahiri akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, por në përfundim Gjykata vendosi ta ndryshonte veprën në “shpërdorim detyre” dhe ta shpallte fajtor.

Dosja do të rinisë procedurat nga fillimi, çka do të shtyjë me disa muaj mbylljen e kësaj çështjeje.

Sipas Apelit, pretendimi i ngritur nga Tahiri se po gjykohet për të njëjtat vepra të hetuara dhe gjykuara nga drejtësia italiane nuk qëndron.

Vendimi i grupit Habilaj në Katania të Italisë nuk është provë që mund të përdoret ndaj Tahirit, ka argumentuar Apeli.

Më tej sqarohet në vendimin e Apelit, se ndaj Tahirit mund të ngrihej një akuzë tjetër për “Kultivim të bimëve narkotike”, raporton Vizion Plus.

Sipas A2, prokurorët nuk kanë hetuar Tahirin për tre episode të kultivimit te narkotikëve, por i janë referuar, sipas tyre, për të provuar ekzistencën e grupit kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir26/06/2020 17:18

Ptu muter te ndyre i jeni qep tahirit si muti pas kepuce...

PD Elbasan26/06/2020 16:12

Ne BURG o qen e BIR qeni! Qente te me FALIN, per krahasimin jane qeniet me te dashura dhe miku me i mire i njeriut! Por ky duhet te jete HIENE e bir HIENE!

Shto koment

Denonco