Mjekuan autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç/ Gjykata le në burg dy mjekët

Mjekuan autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç/ Gjykata le në burg dy mjekët

16:17, 25/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë për dy mjekët që u kapën duke mjekuar në një spital privat autorin e dyshuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji.

"Arrest me burg". Kjo ishte masa që iu caktuar mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lamaj.

Veprat për të cilat ata akuzohen janë: “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Si ndodhi ngjarja në orët e vona të 30 majit

Teksa Bujar Hasani alias Lika dhe Paulin Gjergji alias Markaj, ndodheshin përpara një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, disa persona janë afruar në hollin përpara hotelit duke qëlluar me breshëri. Deri më tani si autor i përfshirë në ngjarje ishte vetëm Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mori tre plumba në këmbë si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga viktima Bujar Lika.

Në këtë moment, autorët largohen nga vendngjarja, ndërsa Tusha, me tre plumba në këmbë, është dërguar nga familjarët e tij drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar edhe Eduart Lamën, si autorin kryesor të vrasjes.

Mësohet se i përfshirë në ngjarje është dhe një person i pestë, i cili ende nuk është identifikuar.

Dyshohet se roli i tij ishte të vëzhgonte dy biznesmenët dhe lëvizjet e tyre përpara se të kryhej atentati. 

Pamjet e atentatit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco