Digjnin plehrat në Manzë, procedohen nga policia dy persona

Digjnin plehrat në Manzë, procedohen nga policia dy persona

17:01, 22/06/2020
A+ Aa A-

Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit. Shkak është bërë djegia e mbetjeve në zonën e Manzës, duke ndotur kështu ajrin. 

"Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Ndotën ajin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco