VIDEO/ Shpejtësi në rrugë, ja çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

VIDEO/ Shpejtësi në rrugë, ja çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:18, 21/06/2020
A+ Aa A-

Edhe këtë fundjavë kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore. Radari ka kapur 'mat' drejtues mjetesh me shpejtësi që variojnë nga 140 km/h - 154 km/h.

Gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00:30 të së dielës janë pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë vendosur 149 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.

Policia deklaron se kontrollet do vijojnë me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco