U infektua me Covid-19 në QSUT/ Vdes në rrugë 68-vjeçari nga Gjirokastra

U infektua me Covid-19 në QSUT/ Vdes në rrugë 68-vjeçari nga Gjirokastra

19:45, 20/06/2020
A+ Aa A-

I prekuri i parë me COVID-19 nga qyteti i Gjirokastrës ka humbur jetën në autoambulancë gjatë transportimit për në shtëpi.

68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti, ndërsa u infektua edhe me Covid-19.

Ai u konstatua si mbartës i Koronavirusit në muajin dhe më pas u transferua në spitalin Infektiv.

Gjatë ditës së sotme 68-vjeçari ka lënë spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër, në afërsi të Lushnjes, ka humbur jetën.

Ky është viktima i 44 në vend si pasojë e Koronavirusit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco