Bulqiza nuk gjen qetësi/ Pas atentatit ndaj biznesmenit, vetëvaret një person

Bulqiza nuk gjen qetësi/ Pas atentatit ndaj biznesmenit, vetëvaret një person

16:44, 20/06/2020
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valikardhë dhe viktima është shtetasi me inicialet E.Z.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Valikardhë, shtetasi E. Z., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se mbrëmjen e shkuar, po në Bulqizë, pati një atentat ndaj biznesmenit Gëzim Balla, që fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëmtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco