Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mjekja dhe dy infermiere me Covid-19, mbyllet Konsultorja e Fëmijës

Mjekja dhe dy infermiere me Covid-19, mbyllet Konsultorja e Fëmijës

15:17, 20/06/2020
A+ Aa A-

Një mjeke dhe dy infemiere të Konsultores së Fëmijës në Pogradec kanë rezultuar me koronavirus duke bërë që autoritetet të vendosin për mbylljen e kësaj njësie.

Më herët u raportua për tre persona të prekur nga personeli i Konsultores së Fëmijës në Pogradec dhe se virusi kishte shkuar nga Tirana pasi njëra prej tyre kishte takuar vajzën që jetontë në kryeqytet.

ISHP konfirmoi 53 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve te fundit në vend.

Zonat më problematike janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, qytete të cilat kanë numrin më të madh të rasteve aktive.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco