‘Alarmante! Po infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në QSUT’

‘Alarmante! Po infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në QSUT’

13:41, 20/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi denoncimet për përhapjen e infeksionit të koronavirusit në Qendrën Spitalore Universitare, të cilën Berisha e quan ‘bomba biologjike’. Sipas ish-kryeministrit, po infektohen me Covid-19 personat e sëmurë me leucemi akute.

MESAZHI I BERISHËS

Një lajm alarmant!

Infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në bombën biologjike QSUT!

Këto janë pasojat e rënda të shndërrimit të QSUT në bombë gjigande biologjike! Krim i rëndë i Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Berisha! Kam dashur t’ju shkruaja para 5 ditëve kur mora një informacion se nga spitali i sëmundjeve të brendshme janë transferuar 11 pacientë me leucemi akute (informacionin e kisha nga një mik i imi që punon aty në atë spital) por dhe vetë nuk doja ta besoja, por fakti që po shoh se brenda një jave kemi 4 viktima me "kovid", më lë të kuptoj lojën e pisët dhe mashtruese që po bën kjo qeveri me dirigjent Ramsin, kjo është e tmerrshme. Respekte

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco