Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Durrës, pas disa javësh ndjekje

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Durrës, pas disa javësh ndjekje

12:33, 20/06/2020
A+ Aa A-

Në këtë foto shihen sendet që kishte me vete, një shpërndarësi kokaine në Durrës, të cilat iu sekuestruan nga Policia e Durrësit.

Janë 11 doza me kokainë’ një peshore elektronike, 3 telefona celularë,  një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 2 makina, që nuk shihen këtu.

Arrestimi i E.P. 24 vjeç nga Durrësi erdhi pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda special.

Policia kontrolloi makinën e tij ku gjeti 11 dozat e kokainës, që i shiste kryesisht në lagjen nr.1 në Durrës.

24 –vjeçari akuzohet tashmë për"prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco