Mori grua me fëmijë për prostitucion në Gjermani, Policia i vë prangat në Shkodër

Mori grua me fëmijë për prostitucion në Gjermani, Policia i vë prangat në Shkodër

12:10, 20/06/2020
A+ Aa A-

Një plan i kurdisur nga dy trafikantë qeniesh njerëzore, një gruaje të re dhe fëmijës së saj, nuk ka përfunduar sipas planit. Policia e Shkodrës, pas informacioneve të marra dhe një reagimi të shpejtë, ka arrestuar 37-vjeçarinT.P nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Po ashtu, ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij Z.F, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithçka ndodhi pasi u siguruan provat se i arrestuari T.P me shokun e tij Z.F, me mashtrim dhe dhunë, kishte trafikuar gruan me të cilën bashkëjetonte, L.Gj në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion atje.

Po ashtu, ai ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion këtë grua së bashku me vajzën e saj të mitur, duke arritur deri atje sa t'ua marrë edhe pasaportat biometrike.

Policia, në momentin e arrestimit, gjeti në shtëpinë e T.P, pasaportat biometrike të L.Gj (nënës) dhe së bijës së saj të vogël.

Dosja në ngarkim të të arrestuarit iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për dy vepra penale: “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco