Tirana infekton Pogradecin, preken punonjëset e Konsultores së Fëmijës

Tirana infekton Pogradecin, preken punonjëset e Konsultores së Fëmijës

11:41, 20/06/2020
A+ Aa A-

ISHP njoftoi sot për 3 raste me koronavirus në Pogradec.

Gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë 7 tamponë, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Mësohet se të tri rastet janë punonjëse të Konsultores së Fëmijës në qytet.

Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana, pasi njëra nga gratë e infektuara ka takuar vajzën e saj në maternitet në kryeqytet.

Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 20 qershor 202020/06/2020 12:55

O " KATUNDAR I SURRELIT" Tirana po infekton shumë qytete të Shqipërisë me Koronavirus. Ku ishte strategjia e hapjes me kujdes e Kryeqytetit...

QYTETARI dt 20 qershor 2020 20/06/2020 12:43

E kemi paralajmëruar javë më parë ministren e shëndetsisë z. Manastiriu por edhe "KATUNDARIN E SURRELIT" që Tirana do të infektojë gjithë qytetet e Shqipërisë n.q se hapet pa një strategji të mirë stjudjuar. Dhe ja ku jemi sot në shumicën e qyteteve të Shqipërisë infektimi me Koronavirus e ka burimin nga Tirana. Këtë e vërtetojnë specialistët e ISHPSH që gjurmojnë të gjitha rastet e çfaqjes së infeksionit të COVID-19.

Shto koment

Denonco