Ku gjenden 53 të infektuarit e rinj me koronavirus

Ku gjenden 53 të infektuarit e rinj me koronavirus

11:16, 20/06/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri sot janë 722 persona aktivë me COVID-19, ndër  1891 të infektuar në tërësi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 53 të infektuar janë konstatuar ditën e fundit dhe shpërndarja gjeografike e tyre është si më poshtë:  

26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Nga rastet në Shkodër,  një është punonjëse e Gjykatës së Rrethit dhe një tjetër, pacient i shtruar në Spitalin Rajonal. Ndërsa, 4 të tjerët, kontakte të personave të rezultuar pozitivë më parë.

Nga tre rastet në Pogradec, një është personel mjekësor në konsultoren e fëmijëve. Personi në fjalë ka shkuar në maternitet te vajza në Tiranë edhe dyshohet të jete infektuar në Tiranë, duke sjellë edhe infektimin e 2 kolegeve të tjera.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco