EMRI/ Të shtëna me armë në Bulqizë, objektiv biznesmeni

EMRI/ Të shtëna me armë në Bulqizë, objektiv biznesmeni

21:26, 19/06/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë në Bulqizë.

Sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala, është qëlluar me armë në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja.

Informacionet paraprake flasin për një atentat gjatë momentit kur biznesmeni ishte duke lëvizur me makinën e tij.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Ndërtuesi ndodhet aktualisht në polici ku po jep dëshminë e tij lidhur me ngjarjen dhe personat tek të cilët ai dyshon.

Kujtojmë se, Bulqiza, edhe për shkak të minierave të kromit, ka qenë disa herë objekt atentatesh. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco