Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Super-operacion anti drogë në Itali/ Arrestohen 20 shqiptarë

Super-operacion anti drogë në Itali/ Arrestohen 20 shqiptarë

19:14, 19/06/2020
A+ Aa A-

Një super-operacion antidrogë i koduar “Servitium” është zhvilluar ditën e sotme nga Drejtoria e Anti Mafias në Salerno të Italisë.

Në pranga kanë përfunduar 20 persona, të gjithë shqiptarë, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

Ende nuk dihen emrat e të prangosurve ndërsa sipas hetuesve, flitet për një organizatë gjithëpërfshirëse, që administronte të gjitha fazat e tregtimit dhe trajtimit të drogës dhe me një fitim vjetor prej rreth 1 milion eurosh.

Hetuesit italianë kanë njoftuar se droga vinte nga Holanda dhe Shqipëria, dhe ishte e llojit kokainë, hashash dhe marijuanë.

Ata akuzohen gjithashtu për falsifikim, posedimi i armëve, ndihma dhe marrja e sendeve të vjedhura, kërcënime dhe dëmtime.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan edhe mbi 2 kg drogë, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik.

Image

https://www.positanonews.it/2020/06/maxi-blitz-antidroga-da-salerno-ad-avellino-e-firenze-26-arresti/3397239/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco