‘I zunë pritë 10-15 vetë’, familjarët e të riut që u vra në Vlorë: Na iku djali, nuk e lëmë…

‘I zunë pritë 10-15 vetë’, familjarët e të riut që u vra në Vlorë: Na iku djali, nuk e lëmë…

14:32, 19/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme  në Vlorë ku një i ri u ther me thikë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Fax Neës ka shkuar në banesën e familjes Petanaj në Vlorë, ku djali i tyre Aleksandri, u vra mbrëmjen e djeshme në afërsi të Pyllit të Sodës. Djali i xhaxhait të të riut që humbi jetën shprehet se 26 vjeçarit i kanë zënë pritë 10-15 veta, me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobileri.

Ai tregon se vëllai më i vogël i Aleksandrit, ishte zënë me disa adoleshentë të tjerë, dhe kjo duket se është bërë shkak për kanfliktin fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Aleksandri po kthehej natën me bicikletë. Kishte qenë në punë në mobileri. Në pyll të sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10-15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë e kanë qëlluar me thekë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë,  por gjëra fëmijësh.

Ndoshta kanë dashur ta trembin, nuk e dimë. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar, Gabrielin. Por me Gabrielin kanë qenë edhe djem të tjerë, të rritur, më makina. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, është shprehur djali i xhaxhait të víktimës,  G.P per faxneës.

Të gjendur pranë familjes Petanaj, babai i 26 vjecarit në gjendje shoku, ka thënë për gazetaren Afrovita Hysaj: Nuk di ç’të them, nuk e besoj. Djali nuk është kap ndonjëherë me njeri.

Kujtojmë se 26-vjeçari Petanaj u dërgua pas mesnate në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën, dhe më pas nuk mundi të mbijetonte, ndërsa për ngjarjen u arrestua një 15-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco