COVID-19/ E infektuar kuzhinierja, mbyllet kopshti në Vlorë

COVID-19/ E infektuar kuzhinierja, mbyllet kopshti në Vlorë

13:38, 19/06/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të hapura në vendin tonë. Pas dy çerdheve në Tiranë, A2 ka mësuar se është mbyllur edhe kopshti numër 9 në Vlorë.

Sipas informacioneve, kuzhinierja ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë. E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco