‘S’më zë gjumi’, babai i shoferit të prokurorit Ndoji: Gjakun e tij nuk e çoj në dhe, dua...

‘S’më zë gjumi’, babai i shoferit të prokurorit Ndoji: Gjakun e tij nuk e çoj në dhe, dua...

13:03, 19/06/2020
A+ Aa A-

Babai i Andi Malokut, shoferi i prokurorit Arjan Ndojit, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit që ndodhi në 1 nëntor të këtij viti në një intervistë për ‘News24’ ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Genci Maloku tha se djali i tij kishte vetëm 2 muaj që kishte nisur punë si shoferi i Ndojit, ndërsa theksoi se ai nuk kishte pasur asnjë konflikt.

Mes të tjerash ai sqaroi se në këto 8 muaj nuk ka marrë një përgjigje për arsyeje e vrasjes së djalit të tij. Po ashtu ai pohoi se e vetmja rrugëzgjidhje për të ishte deputeti i opozitës Halit Valteri, që ia besoi këto video që t’i publikonte ato në Kuvend.

INTERVISTA

Ç’mund të na thoni në lidhje me ngjarjen?

S’ka asgjë të reja nga vrasja. Po bën 8 muaj. Se di për çfarë ka ndodhur. Se për çfarë e humbi jetën djali im. Pse?! Djalin e çova në punë.

Sa kohë kishte që punonte me të?

Kishte 2 muaj që kishte nisur punë atje. Kishte punuar kamerier. Ishte 23 vjeç.

Si u punësua djali tek prokurori?

Djalin e punësoi një kushëriri im. Djalin e pa prokurori dhe e pëlqehu. Se nuk pinte cigare. Ishte shumë i rregullt. Ai nuk kishte shprehur asnjë shqetësim. E çova për siguri, shofer prokurori, gjëja më e sigurt është shofer prokurori. Unë dua drejtësi. Dua të di arsyen se pse ndodhi.

Ju e dini se prokuroria ka arrestuar dy persona..Mes tyre dhe Rrahjen. A e njihnit atë, pasi jeni nga e njëjta zonë?

Se njoh fare Rrahjan. Unë rri në Tiranë, nuk rri andej. Kam ardhur që në 91 që kam ardhur në Tiranë. Se njoh as si fytyrë. Nuk është zbardhur ngjarja. Prokuroria thotë vet se kanë qenë 3 persona dhe 2 armë. Ku janë të tjerët? Se ai Halilaj nuk është gjuajtësi. Kush është arsyeja se pse ka ndodhur. Dua të di këtë. Janë 3 persona. Këtë dua të di. Që të zbardhet ngjarja..

Keni biseduar me prokurorin?

Ai nuk e di fare se pse ka ndodhur ngjarja. As ai Pëllumb Muharremi. S’kam dëgjuar gjë për të, se ai nuk ka qenë3 asnjëherë i dënuar. Prokurori s’më ka thënë asgjë fare. Skam marrë asnjë përgjigje për ngjarjen. Thotë vetëm; kemi një vendim.

Deputeti i opozitës ka publikuar një video, por që përbën shkelje të sekretit hetimor…

Mu duk më i drejtë, më aktiv. Erdha e takova në lokal. I thash zëre se po të kërkoj ndihmë si djalin tim. Skam ku të shkoj. Mu duk aktiv dhe ai e pranoi. Kaq.

A e doni ju se publikimi i një video ju çon në hetim…

Në hetim të bashkojnë vrasësit. Djali im po bën 8 muaj që është në dhe. Asnjë informacion. S’kam marrë asnjë përgjigje. Nuk është çështje ordinere. Është vrasje. Më ka humbur jetën djali. S’më zë gjumi natën. Nuk e çoj në gropë gjakun e djalit. I kam çuar letër Ramës, të gjithëve. Politika të ndërhyjë te prokuroria. Prokuroria s’po më ndihmon.

A ishit në dijeni se çfarë pune bënte djali, se punonte me një prokuror…

“Edhe videon e nxora. Prokuroria të veprojë. I kërkova ndihmë deputetit dhe i thashë bëjë si fëmijën tim. Mu duk më i drejti nga ato e i kërkova ndihmë. Djali im nuk ka pasur konflikte, kishte 2 muaj punë. Kanë pasur gjithë respekt për djalin tim, ai ishte i vetëm dhe e donim të gjithë. Djalit kur ishte gjallë i kam thënë se ku po punon, por derisa ai punën po bënte. Më ka thënë të ishte gjë e keqe puna që kishte, do e kishin arrestuar. Arsyeja mund të jetë politike a ku di unë. Po të dojë shteti e kap direkt, kurse kjo ka 8 muaj që fëmija im nuk është më gjallë. Jam i shkatërruar totalisht. Arsyen pse djali im është gjallë”, tha ai.

Deklaruat se i keni dërguar letër liderëve politikë dhe zyrtarëve të tjerë që merren me çështjen tuaj. A ju kanë kthyer përgjigje?

“Nuk kam marrë përgjigje. Nga asnjë. Edhe Prokuroria thotë që nuk kemi gjë të re. Videon e kam marrë nga ana ime. I kam marrë nga ana ime dhe ia dhashë deputetit. Gjakun e djalit nuk e lë unë. Ia kam lënë drejtësisë unë në dorë por kjo nuk duket drejtësi. Nëse Prokuroria nuk e zbardh, do e zbardh vetë. Vetëm Rraja është  kapur, ku janë 2 të tjerët. E kam çu çunin për 300 mijë lekë. Punoj në Bashkinë e Durrësit”, deklaroi Genci Maloku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco