Arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, një i arrestuar. Emri

Arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, një i arrestuar. Emri

12:39, 19/06/2020
A+ Aa A-

Një arsenal armësh është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga policia në zonën e Yzberishtit paraditen e sotme.

Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.

Banesa ku janë gjetur armët dyshohet bazë e grupeve kriminale, apo vrasësve me pagesë.

"Të paktën 30 armë të rënda dhe një snjaper janë sekuestruar" njoftojnë burimet policore.

Deri më tani është arrestuar një person i identifikuar si Gezim Haroku, ndërsa po punohet për arrestimin e një personi tjeter.

Burime thone se jane gjetur rreth 30 arme zjarri, mes tyre dhe nje snajper.

Burimet konfirmojnë që operacioni është zhvilluar pas hetimeve qe nisën për zbardhjen e ngjarjes ku u qëllua me armë në drejtim të kompleksit Eifel.

Armët I gjetën në zonën e Yrshekut, Katund i Ri

Policia bën me dije se operacioni është në vijim. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco