Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Vrasja e Billës/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Isha në zonë për qejf

Vrasja e Billës/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Isha në zonë për qejf

12:02, 19/06/2020
A+ Aa A-

Pas arrestimit të 22-vjeçarit Sebastiano Mali, Policia e Tiranës shoqëron edhe 2 të rinj nga Shkodra për vrasjen e Hekuran Billës.

BW raporton se dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar, të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.

BW ka siguruar edhe dëshminë e 22-vjecarit Sebastiano Mali.

Mësohet se fillimisht Mali nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ai ka thënë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit 'Partizani' në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij, ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin. “Kisha marrë një mjet BMW X6 me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastiano Mali janë marrë me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastianos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco