Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Dyshohet se është ekzekutori i Billës/ Ja kush është i arrestuari

Dyshohet se është ekzekutori i Billës/ Ja kush është i arrestuari

10:21, 18/06/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Ndërkohë, mësohet se Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.

Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Bëhet me dije se personi i shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.

Burime për ABC News kanë njoftuar se i shoqëruari është nipi i Prel Markut, 22 vjeç.

Edhe pse nuk ka pranuar asgjë, ka dyshime te forta se ai ka patur rolin e ekzekutorit. Ai është marrë në pyetje përgjatë gjithë natës por nuk ka pranuar asgjë.

Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e Billës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco