Flet djali i viktimës në Gjirokastër: Autori ishte problematik gjithmonë në fshat dhe me të gjithë

Flet djali i viktimës në Gjirokastër: Autori ishte problematik gjithmonë në fshat dhe me të gjithë

09:47, 18/06/2020
A+ Aa A-

Flet djali i 60-vjeçarit Andrea Xhavarra që mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në fshatin Labovë të Zhapës në Gjirokastër. Viktima jetonte me bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar, ndërsa një konflikt për kullotën duket se ka qenë motivi i krimit. Ermal Xhavarra thotë në një prononcim për gazetaren Brikena Metaj se konflikti ka qenë i përhershëm dhe se autori Jano Kota ka qenë person problematik.

A kanë pasur konflikte më parë?

Konfliktet kanë qenë të vazhdueshme për çështje kullotash, jo lopët, gjëra bagëtish.

Dje si ka ndodhur ngjarja?

Pak a shumë kjo ka ndodhur dhe dje, e njëjta situatë.

Ju ishit këtu?

Jo, jo nuk isha.

Ku ndodhi ngjarja?

Këtu në mes të fshatit. Konflikti i çastit ditën e djeshme por ka qenë e herë pas hershme se ai personi që bëri këtë, problematik ka qenë gjithmonë këtu në fshat me të gjithë. Kështu ka bërë.

Ishte një kullotë e përbashkët?

Ca vende që bënte sikur i kishte të tijat.

Po dje çfarë ndodhi?

Tani duhet ta nxjerrë ekspertiza nuk dimë ç’të themi.

A kishte dëshmitarë?

Po ka pasur vërdallë. Por nuk e dimë. I ka marrë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco