EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, si e vrau komshiun për një vijë uji

EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, si e vrau komshiun për një vijë uji

08:18, 18/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djehsme në Gjirokastër.

Një person ka mbërritur në spitalin e këtij qyteti pa shenja jete.

Viktima është një 60-vjeçar i quajtur Andrea Xhavara.

"Rreth orës 20:30  njoftohemi se në  Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta)" - njofton policia.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka mbetur i vdekur i goditur me sende të forta në një konflikt pronësie, konkretisht për një vijë uji.

Ndërkohë, mësohet se personi tjetër i përfshirë në konflikt është Jano Koleta, i cili dyshohet të jetë edhe autori i krimit.

Burime nga policia konfirmojnë se autori i vrasjes 67 vjeçari Koleta është kapur teksa ishte fshehur në një shpellë në zonën lindore të Labovës.

Policët e kanë gjetur autorin e vrasjes të mbytur në lot dhe duke i rënë kokës me grushte.

Pasi është kapur 67 vjeçari është izoluar në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pasi është shoqëruar nga forca të shumta policie.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco