Prishtinë, edhe dy fëmijë në çerdhe të infektuar me koronavirus Foto ilustrim

Prishtinë, edhe dy fëmijë në çerdhe të infektuar me koronavirus

07:38, 18/06/2020
A+ Aa A-

Mbrëmë në Prishtinë janë paraqitur 21 raste të reja me koronavirus. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi tha për RTV Dukagjinin se këto rezultate vijnë nga 126 teste të realizuara.

Gashi thotë se dje kanë rezultuar pozitivë edhe dy fëmijë të çerdheve ndërsa sipas tij gjatë ditës së nesërme do të testohen edhe fëmijë tjerë.

“Sot janë përpiluar listat dhe nesër do të testohen edhe fëmijët e këtyre klasave dhe edukatoret e tyre. Fëmijët janë të çerdheve me bazë në komunitet që janë në partneritet mes Komunës së Prishtinës dhe komunitetit”.

Gashi ka thënë se sot janë për testim rreth 100 qytetarët përfshirë edhe ata fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco