Vetëm 63 testime për 1 milionë banorë/ Ja zonat më të prekura me Covid-19 në Tiranë

Vetëm 63 testime për 1 milionë banorë/ Ja zonat më të prekura me Covid-19 në Tiranë

21:59, 17/06/2020
A+ Aa A-

Edhe pse janë rritur ndjeshëm vatrat infektive në Tiranë, serish numri i testimeve te reja per koronavirus ne Tiranen me 1 milione banore ka qene vetem 63.

Gjatë ditës së sotme, janë shtuar disa zona të reja ku janë bërë tampone për Covid-19.

Sipas asaj që mëson SYRI.net, sa i përket të dhënave për Tiranën, pa përfshirë këtu spitalet, ka patur 75 raste të hetuara, ndërsa monstra të analizuara kanë qenë 78.

Ajo që bie në sy dhe është shqetësuese është fakti se në një qytet me rreth 1 milion banorë, ku jetojnë rreth1/3 e Shqipërisë, në një ditë zhvillohen vetëm 74 tamponë.

Raportimi për COVID-19, datë 17.06.2020:

Raste totale te hetuara: 75.

Vatra infektive: 14.

Raste suspekt qe përmbushin përkufizimin e rastit: 27.

Mostra totale te analizuara: 78.

Tampon N/F: 74

Serologji: 4.

Ritestime: 5.

T1: 63

R1: 11

S2: 4

Refuzime: 1

Punonjës shëndetësor: Asnjë

Zonat Gjeografike:

Rr. Hoxha Tahsim, rr. Margarita Tutulani, Kamëz, Vaqarr, rr. Ndre Mjeda, Don Bosko,   rr. 3 Vëllezërit Kondi, rr. Rexhep Tarja, rr. Arkitekt Sinani, rr. Durrësit, Laprakë, rr. Pjetër Budi, Shkozë, Komuna e Parisit, 5 Maji, rr. R. Kovaçi, rr. Fadil Rada, Kopshti Zoologjik, Fresku, rr. Mine Peza, rr. Sami Frasheri, Tregu elektrik, Porcelan, Kinostudio, Liqeni Artificial, ish-urgjenca ne Bllok, Ring Center, korpusi universitar, Mozaiku i Tiranës,  Medreseja, Fusha Aviacionit.

Shpjegimi:

T1 janë testimet e rasteve

T2-T3 janë ritestime për ata që dyshohen, por tamponi i parë iu ka dalë negativ.

R1 R2 jane ritestime për persona që janë të sëmurë aktualisht.

S është serologjia për antitrupat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco