Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar. Agron Duka jep lajmin e hidhur

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar. Agron Duka jep lajmin e hidhur

20:54, 17/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PAA, Agron Duka ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arian Musa pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Musa sipas Dukës është një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm teksa i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

“E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij.

Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot tek familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë.
I lehtë të qoftë dheu miku im!”, shkruan Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco