Baba i dy fëmijëve, qëllon veten me thikë në fyt, në gjendjë të rëndë në spital. Emri

Baba i dy fëmijëve, qëllon veten me thikë në fyt, në gjendjë të rëndë në spital. Emri

14:18, 17/06/2020
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar nga fshati Vokopolë në Ur?-Vajgurore ka qëlluar disa herë veten në fyt me thikë.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tij dhe nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 44-vjeçarin Arjan Nitra të ndërmarrë këtë akt. Ai është transportuar në gjëndje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë ky person ka qenë në gjendje të dehur ku ka ndërmarrë këtë akt.

Mjekët e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se, gjendja e tij është kritike dhe në rrezik për jetën. Sipas mjekëve, ai do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se 49-vjeçari Arjan Nitra ësht? i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan kryefamiljarin të ndërmarë këtë akt të rëndë, ndërkohë që deklarohet nga të afërmit e tij se prej disa muajsh Nitra kishte shfaqur shenja depresioni.

Njoftimi:

Ure Vajgurore ,Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00 në fshatin  Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore ,shtetasi A.N., rreth 49 vjeç, në gjëndje të dehur, ka dëmtuar veten me një mjet prerës (thikë) . Menjëherë në vendngjarje arritën forca të policisë dhe shërbimi mjekësor  të cilin e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zqarimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco