Eksperti: Sot iu vendos vula e pabesueshmërisë shifrave zyrtare të Covid-19

Eksperti: Sot iu vendos vula e pabesueshmërisë shifrave zyrtare të Covid-19

13:03, 17/06/2020
A+ Aa A-

Pas uljes së rasteve pozitive të konfirmuara ditën e sotme, në 50 të prekur, një ditë pas rekordit me 82 të infektuar me koronavirus, reagon ashpër eksperti, Erion Dasho. 

Më një shënim në faqen e tij në Facebook, Dasho, shkruan se rikthimi i grafikut si dhëmbët e sharrës së thyer “i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit”.

Mesazhi nga Erion Dasho 

I MIRI, I KEQI, I ÇUDITSHMI!!!

Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i formës së çuditshme të grafikut të ngjashëm me dhëmbët e sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM!

PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT!

PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari17/06/2020 16:18

I nderuar doktor! Mos harro qe ne ate komitet jane mjeke militante, se doktore smund ti quash kurre, se nese do te ishin te tille do te kishin sadopak profesonalizem. Ne asnje moment nuk pame nje kurbe si ne cdo vend te botes. Vija ne forme sharre ishte e Zahos se Edvinit. Pra mjeke qe flasin me gjuhen e Edvinit. Keq me vjen per bashkefshatarin tim Pellumb Piperka.

Shqiptari17/06/2020 13:09

RAMA TE ARRESTOHET PER MASHTRIM!! PER KRIM, VJEDHJE, PANIK DHE KORRUPSION!!! NJEREZIT PO INFEKTOHEN DHE PO SEMUREN NE QSUT!!! PSE SPAK NUK HETON DHE NUK ARRESTON EDI RAMEN DHE BUSHTREN MANASTIRLIU??!!! KU ESHTE MINISTRJA? KU PO SHKERDHEHET TANI? PSE NUK DEL ME NE EKRAN QE TE NA PROPAGANDOJE "SUKSESET" E QEVERISE??? PSE NUK ARRESTOHET RAMA PER MASHTRIM ME NUMRAT E TE INFEKTUARVE DHE SHKAQEVE TE VERTETA TE VDEKJEVE NE DITET E SOTME PAS HAPJES??? KY ESHTE NJE MASHTRIM DHE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! PSE NUK PUBLIKOHEN EMRAT E TE INFEKTUARVE!! KUSH JANE? NUMRAT E SHTUAR JANE NJE MASHTRIM I RAMES ME QELLIME KRIMINALE DHE MAFIOZE!!!

Shto koment

Denonco