VIDEO/ ‘Po shkombëtarizon shqiptarët’, Djemtë e Labërisë: Të ikë konsulli grek

VIDEO/ ‘Po shkombëtarizon shqiptarët’, Djemtë e Labërisë: Të ikë konsulli grek

12:40, 17/06/2020
A+ Aa A-

Djemtë e Labërisë kanë protestuar përpara Konsullatës greke ne Gjrokastër duke kërkuar largimin e konsullit.

Në një letër drejtuar shtetit shqiptar, ata kërkuan shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek dhe largimin e tij nga toka shqiptare.

Sipas tyre, ai ka imponuar ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e lejë-qëndrimit në Greqi.

Gjithashtu kërkuan hetim të paanshëm për zyrtarët e konsullatës greke si bashkëpunëtorë të konsullit në shkombëtarizimin e shqiptarëve.

Ata thanë se shqiptarët nuk duan luftëra dhe s’kanë pasur kurrë pretendime, por kërkojnë vetëm barazi dhe drejtësi përpara popujve të tjerë.

“Nuk duam kurrë luftëra, s’kemi pasur pretendime. Duam paqe, liri, drejtësi dhe barazi para popujve të tjerë. Jemi kombi shqiptar, jemi kombi më i vjetër në botë. Na respektoni,”- dëgjohen ata duke thënë.

Protestuesit u mblodhën në sheshin e Çerçiz Topullit.

Rreth 20 prej tyre u shoqëruan në polici. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 17 qershor 202017/06/2020 13:49

Djemtë e Labërisë duhen të jenë të kujdesshëm. Nuk janë kohët sot për tju kundërvënë Konsullatës Greke në Gjirokastër. Dalin 5- 6 veta në shesh dhe bërtasin pa një mbështetje nga krahina të tjera të vëndit. Zonat minoritare janë zona minoritare ku patjetër do të flitet dhe shkruhet greqisht dhe pastaj shqip. Duhet të jenë të përmbajtur sepse konsulli grek përfaqëson shtetin e Greqisë dhe nuk do të ishte mirë të krijoheshin incidente të kota nga një grup djemsh...

Shto koment

Denonco