VIDEO/ ‘Ka 4 kg kokainë në shtëpi’, si do grabisnin drogën gardisti dhe bankieri, zbulohet e shkuara e ….

VIDEO/ ‘Ka 4 kg kokainë në shtëpi’, si do grabisnin drogën gardisti dhe bankieri, zbulohet e shkuara e ….

12:28, 17/06/2020
A+ Aa A-

“Sfida” që bëri bashkë një gardist, një punonjës banke, dy hajdutë “profesionistë” e një tritolvënës, që u arrestuan dy ditë më parë në Tiranë, ka qenë plani për të grabitur 4 kg kokainë në shtëpinë e një 45- vjeçari.

Nga Etleva Deliaj-Panorama

 Grabitja e tyre dështoi pasi u diktuan nga i zoti i shtëpisë, Endri M., i cili gjithashtu ka një të shkuar penale që lidhet me drogën në Itali dhe ka arritur ta mbrojë më së miri pronën e tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në javën e parafundit të muajit maj. Autorët e ngjarjes kishin marrë masa që të mos dështonin, madje edhe duke u armatosur, megjithatë diçka nuk ka shkuar mirë dhe janë detyruar të largohen pa realizuar planin e tyre. Nga ana tjetër, i zoti i shtëpisë ka lajmëruar Policinë, duke deklaruar se disa persona të armatosur kishin tentuar t’i grabisnin shtëpinë në rrugën “Frederik Shiroka”. Sigurisht pa dhënë detaje, pasi kaq ka mjaftuar për ta vënë në lëvizje Policinë, që përballë një ngjarje të rëndë siç është tentativa për grabitje me armë, e ka marrë me shumë seriozitet zbardhjen e saj.

HETIMET

Oficerët e Komisariatit Nr. 2, në territorin e të cilit ndodhi tentativa e grabitjes, kanë referuar ngjarjen në Prokurorinë e Tiranës. Hetimet kanë nisur në bashkëpunim me organin e akuzës, që gjatë veprimeve hetimore kanë rënë fillimisht në gjurmët e dy personave, të shtetasit Spartak Qoku, i dënuar disa herë për vjedhje në Itali e Shqipëri dhe të Emel Hajdarit. Këta dy persona, bashkë me një tjetër që ndodhej në qeli, kishin realizuar edhe një tjetër vjedhje, po në territorin e Komisariatit Nr. 2.

Më datë 8 prill shtetasi Mariglen Sh. kishte bërë kallëzim, se i kishin vjedhur shtëpinë në katin e tetë të një pallati pranë Repartit Zjarrfikës. Burime nga Prokuroria thanë se është vendosur përgjimi i këtyre dy personave, të cilët kanë komunikuar vazhdimisht edhe me pjesën tjetër të grupit, me të cilët do të kryenin grabitjen në shtëpinë e Endri M.

Gjatë bisedave të përgjuara është mësuar se të dyshuarit kishin planifikuar grabitjen e 4 kg kokainë, pasi kishin marrë informacione se drogën do ta merrte në dorëzim i zoti i shtëpisë natën kur ata do futeshin në shtëpi me armë.

I pyetur rreth këtij fakti të dalë nga hetimet, Endri M. ka mohuar që në shtëpinë e tij të ketë pasur lëndë narkotike, megjithatë tashmë edhe ai vetë është pjesë e një tjetër hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria.

I ZOTI I SHTEPISE

Endri M., personi që tentuan t’i grabisin shtëpinë 7 personat që u arrestuan të hënën nga Policia e Tiranës, rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2013, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Mediat italiane shkruanin në atë kohë se pas një hetimi njëvjeçar, të nisur në janar të vitit 2012, është bërë i mundur arrestimi i 10 personave, mes tyre 2 shqiptarë, pasi janë kapur me 75 kilogramë marijuanë, vlera e së cilës kap shumën e 1 milionë eurove. Shqiptari tjetër që u arrestua bashkë me Endri M., në atë kohë 38-vjeç, ishte 43- vjeçari Niko S. Banda me 2 shqiptarë, 5 shpërndarës dhe 3 ndërlidhës që bënin të mundur transportimin e drogës nga Shqipëria në Greqi drejt Italisë, u shkatërrua mëngjesin e datës 18 janar 2013 nga Policia e Foggia-s. Të gjithë të arrestuarit ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë që lidhen me drogën./Etleva Delia, Panorama/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco