Vdekja e ‘gjeneralit’, një vit pasi fitoi lirinë. Kulla ishte i infektuar me koronavirus, humbi edhe vëllanë…

Vdekja e ‘gjeneralit’, një vit pasi fitoi lirinë. Kulla ishte i infektuar me koronavirus, humbi edhe vëllanë…

11:29, 17/06/2020
A+ Aa A-

Pa u mbushur ende një vit nga koha kur fitoi lirinë, “gjenerali” Nehat Kulla humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej vitesh. 

Ai, që për disa vite me radhë përfaqësoi “të fortët” e Tiranës pas viteve ’90, “gjenerali” që për shumë kohë pati një “ushtri” të tërë nga pas, që ishin gati të vriteshin për të, dje i mbylli sytë përgjithmonë. Nehat Kulla ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në moshën 67- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Ndërkohë Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha dje se “vdekja e Nehat Kullës ka qenë për shkak të koronavirusit. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19“.

Ndërsa rreth dy muaj më parë ndërroi jetë edhe vëllai i tij, Ramazan Kulla, i cili u prek nga koronavirusi. Nehat Kulla la qelinë e burgut më 13 korrik të vitit të kaluar, pas përfundimit të dënimit me 20 vite burg.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës për vrasjen e ish-shoferit të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Halit Shamata, në vitin 1998. Gjatë vitit 2018, “gjenerali” kishte bërë kërkesë për lirim të parakohshëm, por më vonë u tërhoq.

Përgjatë viteve të dënimit, Kulla kishte përfituar edhe nga uljet e dënimit bërë ndër vite. Ai qëndronte në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që kishte marrë, e kishte plotësuar dënimin prej 20 vitesh.

VRASJA

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që në vitin 2010 la në fuqi vendimin e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit, që e dënuan Nehat Kullën me 20 vite burg, thuhet se ngjarja ka ndodhur në datën 28.07.1998.

Më tej, në vendim sqarohet se rreth orës 15:15, te hoteli i shtetasit Halim Gjuzi, i ndodhur në Golem, ka shkuar vëllai i tij, i quajtur Saimir Gjuzi, i cili i ka kërkuar Halimit të çonte shtetasin italian Marcelo Cassavola dhe të fejuarën e tij shqiptare, Edlira Sherifi, te sheshi i trageteve. Shtetasi Halim Gjuzi ka marrë mjetin e tij dhe dy personat që do çonte në sheshin e trageteve, të cilët janë ulur në sediljen e pasme, si dhe shtetasin Xhevat Çaça së bashku me vajzën e vogël të tij (të Halim Gjuzit), të cilët kanë zënë vend në sediljen e parë të pasagjerit.

Te kryqëzimi i Golemit, pas manovrimit të bërë nga drejtuesi i automjetit Halim Gjuzi, i cili është lejuar nga drejtuesi i një autobusi të kalojë, në momentin që po kalonte në pjesën e përparme të autobusit në drejtim për në Durrës, një automjet tip “Chevrolet” me targa ushtarake ka ardhur “me shpejtësi skëterre”.

Mbas manovrimit të kryer nga shtetasi Halim për të shmangur ndonjë përplasje, të dyja automjetet janë gjendur paralel me njëratjetrën. Kur shtetasi Halim Gjuzi i është drejtuar drejtuesit të mjetit tip “Chevrolet” me thëniet “avash or vëlla, se na more mar”, ky i fundit (drejtuesi i mjetit “Chevrolet”) i është përgjigjur me fyerje dhe në përplasje e sipër me fjalë ka nxjerrë pistoletën, duke i thënë se “dashke sqarim ti”, i ka gjuajtur menjëherë me pistoletë viktimës Halim Gjuzi, i cili ka rënë në tokë, ndërsa personi që i gjuajti me pistoletë ka xhiruar gomat e automjetit dhe është larguar në drejtim të Kavajës.

“USHTRIA” E NEHATIT

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998, që në atë kohë njihej si “ushtria” dhe vetë Nehati njihej si “gjenerali”.

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë, ai së bashku me familjarë e miq të tij, mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, Nehati arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme. I ashtuquajturi “gjeneral” kishte grabitur edhe një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën në atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.

PËR 10 DITË BËHESHIN 2 MUAJ NGA VDEKJA E TË VËLLAIT NGA KORONAVIRUSI

Më 26 prill, Nehat Kulla humbi njërin nga vëllezërit, i cili ishte infektuar nga koronavirus. Ramazan Kulla ishte 60 vjeç dhe i punësuar në Drejtorinë e Doganave, që i bëri edhe një dedikim prekës dy ditë pas vdekjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, doganat shkruanin se ai u nda nga jeta pavarësisht përpjekjes së mjekëve.

Ditën kur humbi jetën, Ramazan Kulla ishte viktima e 28-të nga koronavirusi, të paktën kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj, ku raportoi se në orët e para të mëngjesit, në spitalin COVID 2 ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë një 60-vjeçar me iniciale R.K. Ministria shprehej se gjendja e tij ishte rënduar edhe pas shqetësimeve të tjera që Kulla kishte me shëndetin.

“Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID-19. Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohshme të kolegut tonë R.K., i cili prej ditësh ishte i shtruar në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i konfirmuar me COVID-19. Kolegu u nda nga jeta, pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës së ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë”, shprehej stafi i Drejtorisë së Doganave.

/Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/06/2020 13:25

O SKENDER IDIOTI!!! O SKENDER INJORANTI!!! O SKENDER I PAAFTI!! AKOMA NUK KE MESUAR LIDHJEN MIDIS SHAKUT DHE PASOJES??? KJO ESHTE A-ja E MJEKESISE!!! NEHAT KULLA KISHTE VITE QE VUANTE NGA SEMUNDJA E RENDE: KANCER NE MUSHKERI!!! AI I KISHTE TE GJITHA MUNDESITE FINANCIARE QE TE KUROHEJ NE SPITALET ME TE MIRA TE TURQISE, POR PREJ ANDEJ MORI PERGJIGJE NEGATIVE PASI SEMUNDJA E TIJ ISHTE SHUME E RENDE DHE E PASHERUESHME PER FAZEN SE KU KISHTE ARRITUR. VDEKJA E TIJ NGA KANCERI NE MUSHKERI ISHTE E SIGURTE DHE ISHTE VULOSUR DHE FIRMOSUR NGA MJEKETE ME TE MIRE TURQ. CFARE GOMARLLEQESH ME COVID-19 PO THUA, O SKENDER IDIOTI!!! TI, ASHTU SI SHUME ZAGARE TE PAAFTE SI TY, VETEM PO ZBATONI SI IDIOTE URDHERAT E SATRAPIT TE SURRELIT PER TE REGJISTRUAR CDO VDEKJE NATYRORE APO NGA SEMUNDJE TE TJERA, SI VDEKJE NGA COVID-19!!! HAJVANE!!! COVID-19, NESE VERTETE EKZISTON, NUK ESHTE SHKAKU I VDEKJEVE, POR, SI CDO VIRUS TJETER STINOR, ESHTE THJESHT NJE PERSHPEJTUES E VDEKJEVE NGA SEMUNDJE TE TJERA!!! KAQ E THJESHTE ESHTE, O GOMAR IDIOT!!! SEPSE GOMARI MUND TE JETE SHUME HERE ME I ZGJUAR SE TY DHE SE SA SATRAPI I SURRELIT!!!

Shto koment

Denonco